Lajme
“Po blihen vota”/ Këlliçi denoncon zyrtarët me emra

Kandidati për deputet i PD, Belind Këlliçi ka akuzuar kryetarin e njësisë administrative Vaqarr, Genti Myrta, që po vjedh pronat e qytetarëve.
“Janë lënë në harresë, reforma elektorale u bë për arsye votash. Për të mos përmendur një bandit që është në krye të njësisë administrative Vaqarr, Genti Myrta. Çdo ditë banorët ankohen për vjedhjen e pronave nga ky bandit që ia dimë shumë mirë emrin.”, u shpreh Këlliçi.
Më tej, në një intervistë për ReportTv , duke komentuar për akuzat që presidentin Ilir Meta po bën fushatë elektorale ai u shpreh se është e drejta e tij të takojë kandidatët e secilës palë.
Ai akuzoi gjithashtu se drejtuesi i zjarrfikëses Tiranë dhe drejtoresha e zyrës arsimore Tiranë po blejnë vota.
“Në të drejtën e tij si qytetar ai ka takuar kandidatin. Unë po ju them se Shkëlqim Goxhaj drejtori i zjarrfikëses në Tiranë po blen vota. Drejtoresha e Zyrës vendore Arsimore Tiranë, një kamikaze politike, e dimë mirë kë ka thirr në takime për të blerë votën”, u shpreh Këlliçi./CNA.al





















