Lajme
Plagosja e sekretarit të PD-së në Kavajë dyshohet se ndodhi për shkak të vendparkimit të veturës (VIDEO)

Sekretari i degës së Partisë Demokratike në Kavajë, Bledar Okshuni, ka mbetur sot i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri pranë selisë së kësaj partie në Shqipëri.
Klan Kosova mëson se shkaku që çoi deri tek kjo plagosje, dyshohet se ishte vendparkingu ku ndodhej e pozicionuar vetura e sekretarit të PD-së.
Sipas dëshmitarëve nga Kavaja, dy oficerë policie i kanë kërkuar sekretarit Okshuni për ta larguar veturën nga zona në fjalë, por ky vetëm se ka zhvilluar një diskutim me ta dhe asgjë më shumë, ndërsa thuhet se ishte një person i tretë që shoqëronte policët, ai i cili ishte future brenda zyrës dhe kishte shtënë me armë zjarri.
Për më shumë detaje, ndiqni raportimin direkt nga Kavaja të gazetarit të Klan Kosovës, Flamur Gajtani.




















