Connect with us

Shëndetësi

Pesë të vdekur dhe 100 të infektuar me COVID-19 në Shqipëri

Published

on

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit pesë persona kanë humbur betejën me COVID-19 dhe janë regjistruar 100 raste të reja.

Gjatë 24 orëve janë shëruar 587 njerëz, transmeton Klan Kosova.

Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë regjistruar 129 mijë e 694 raste pozitive, janë shëruar 102 mijë e 171 njerëz, kanë vdekur 2 mijë e 347 ndërsa raste aktive vazhdojnë të jenë 25 mijë e 176.

The post Pesë të vdekur dhe 100 të infektuar me COVID-19 në Shqipëri appeared first on Klan Kosova.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com