Connect with us

Sport

Përfundon makthi për De Rossin, mposht koronavirusin pas 37 ditësh

Publikuar

Merr fund makthi Covid-19 për ish mesfushorin e Romës Daniele De Rossi. Ky i fundit ishte infektuar nga koronavirusi plot 37 ditë më parë dhe për ta fituar betejën iu desh të shtrohej për pak ditë edhe në klinikët Spallanzani, në kryeqytetin italian.

Ish mesfushori, aktualisht pjesë e stafit teknik të Roberto Mancinit në kombëtaren italiane, u infektua pikërisht gjatë grumbullimit të “axurrëve” gjatë muajit mars në kuadër të eliminatoreve të Kupës së Botës Katar 2022.

Lajmin për shërimin e De Rossit e ka dhënë bashkëshortja e tij Sarah Felberbaum nëpërmjet një postimi në Instagram, ku shfaqet duke përqafuar sërish burrin e saj, pasi kishin qëndruar të ndarë përgjatë kohës që ish futbollisti ishte i prekur nga koronavirusi.

Kujtojmë që qendra e grumbullimi të kombëtares italiane u shndërrua në një vatër të infektimit me koronavirus, pasi rezultuan pozitivë mbi dhjetë futbollistë dhe shumë pjesëtarë të stafit teknik.

NA NDIQ NË FACEBOOK