Lajme
Përfaqësuesi i Vetëvendosjes: Sot u dëshmua se Kuvendi i Maqedonisë paska vetëm 12 deputetë shqiptarë

Bekim Qoku nga Lëvizja Vetëvendosje ka kritikuar ashpër sot shtyrjen e procesit të regjistrimit nga deputetët e BDI-Besa-PDSH dhe partive maqedonase, duke vënë në pikëpyetje numrin e madh të deputetëve shqiptarë të kësaj legjistrature. Sipas Qokut, kot është numri i madh i deputetëve shqiptarë, kur ato nuk bëhen bashkë për një gjë kaq të rëndësishme siç është regjistrimi. Për këtët, Qoku fajëson deputetët e pushtetit, ndërsa ato të opozitës i cilëson si të vetmit deputetë shqiptarë, përcjell in7.
“Kuvendi votoi që regjistrimi të mos mbahet. Për të gjithë ata që krenoheshin me 32 deputetët shqiptarë të Kuvendit të Republikë së Maqedonisë, sot u dëshmua se ai paska vetëm 12 deputetë shqiptarë”, ka shkruar Bekim Qoku, anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje dhe përfaqësues i saj në Maqedoninë e Veriut./in7.tv/
















