Connect with us

Kosovë

PDK përjashton deputeten që kaloi në VV: Albin Kurti i dha para të majme

Publikuar

Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se e ka shkarkuar sot nga të gjitha funksionet deputeten Adelina Grainca, e cila iu bashkua Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Përmes një komunikate për media, nga PDK-ja thonë se kanë qenë të njoftuar qysh mbrëmë se Albin Kurti ka hyrë në pazare me deputeten dhe familjarët e saj duke i ofruar para të majme, privilegje dhe çasje në tenderë publikë për bizneset që kanë deputetja Grainca dhe familja e saj.

Komunikata e plotë:

Partia Demokratike e Kosovës ka shkarkuar sot nga të gjitha funksionet deputeten Adelinë Grainca, pasi ajo tradhëtoi votën e eletoratit të PDK-së dhe e shiti votën e saj për ta votuar Vjosa Osmanin për presidente.

PDK ka qenë e njoftuar qysh mbrëmë se Albin Kurti ka hyrë në pazare me deputeten dhe familjarët e saj duke i ofruar para të majme, privilegje dhe çasje në tenderë publikë për bizneset që kanë deputetja Grainca dhe familja e saj.

NA NDIQ NË FACEBOOK