Shëndetësi
Paralajmëron CDC: Transmetimi përmes ajrit i COVID-19, më i rrezikshëm sesa ishte deklaruar

Qendra e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, kanë përditësuar këshillat e tyre lidhur me transmetimin e koronavirusit.
Ato pranojnë se transmetimi në ajër i Covid-19, ishte një rrezik shumë më i madh sesa ishte deklaruar më parë, shkruan daily mail, përcjellë Klan Kosova.
Në këtë sugjerim të tyre, thuhet se kishte më pak se një në 10.000 shanse për t’u infektuar me koronavirus nga një sipërfaqe.
Dhe ky infeksion potencial, mund të zbutet apo parandalohet me një larje të thjeshtë të duarve.
The post Paralajmëron CDC: Transmetimi përmes ajrit i COVID-19, më i rrezikshëm sesa ishte deklaruar appeared first on Klan Kosova.





















