Connect with us

Lajme

Padia ndaj Serbisë vështirë e realizueshme në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë

Publikuar

Kryeministri Albin Kurti dhe Presidentja Vjosa Osmani kanë premtuar ngritje të padisë për gjenocid ndaj shtetit Serb, por për njohësit e çështjeve juridike Kosova e ka vështirë ta bëj një gjë të tillë, për shkak se nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara.

Kryeministri Albin Kurti dhe shefja e shtetit Vjosa Osmani, në vazhdimësi kanë paralajmëruar padi për gjenocid ndaj Serbisë, në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për krimet e kryera në Kosovë.

Por, për Ylli Zekën, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, kjo padi është e pazbatueshme për shkak se Kosova nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara.

Ne në këtë fazë nuk kemi mundësi praktike, për ta paditur Serbinë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë derisa Kosova nuk është anëtare e OKB-së”, tha ai.

E Profesori i të Drejtës Penale Ndërkombëtare, Ismet Salihu, thotë se vetëm individët mund të paditen për krime e lufte.

Të drejtën e penale ndërkombëtare sipas Statutit të Tribunalit të Hagës dhe sipas Statutit të Gjykatës Permanente, që qihet Gjykata e Romës, nuk ka përgjegjësi kolektive, por përgjegjësi individuale. Së këndejmi mund të paditen individët ose grupe të individëve”, tha ai.

.

NA NDIQ NË FACEBOOK