Connect with us

Kosovë

Osmani: S’ka familje në Kosovë që nuk është prekur nga krimet e tmerrshme të Serbisë

Published

on

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka shpërndarë në “Twitter” një artikull rreth raportimeve të identifikimit të dy shqiptarëve të Kosovës, në varrin masiv të gjetur në Serbi.

E para e shtetit ka shkruar se nuk ka asnjë familje të vetme në Kosovë që s’është prekur nga krimet e tmerrshme të Serbisë.

“Pikërisht për këtë arsye sa herë që shohim lajme si këto, të gjithë ndiejmë dhimbjen e familjeve të përfshira. Ne kurrë nuk do të pushojmë së luftuari për drejtësi dhe së kërkuari vendndodhjen e personave tanë të zhdukur”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, ekspertët ndërkombëtarë kanë konfirmuar identitetin e dy shqiptarëve të Kosovës nga lufta e viteve 1998-1999 të cilët u gjetën të varrosur së bashku me të tjerë në një varr masiv në një minierë të hapur në Kizevak, Serbi.

Vlen të theksohet se varri masiv i gjetur në Kizevak është vendi i pestë i tillë që është zbuluar në Serbi që nga fundi i luftës në Kosovë 22 vjet më parë.

.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com