Connect with us

Lajme

Numërohet kutia e parë në Pustec, ja sa vota kanë marrë tre partitë e mëdha

Publikuar

Kutia e parë në Bashkinë Pustec ka përfunduar së numëruari dhe kanë dalë rezultatet për tre partitë e mëdha.

Është numëruar kutia e parë në Kallamas të Bashkisë Pustec dhe sipas rezultatit, PS-ja ka marrë më shumë vota por LSI dhePD bashkë e lënë pas: PS 118; PD 114; LSI 17.

Ditën e sotme, qytetarët shqiptarë i janëdrejtuar kutive të votimit për të dhënë mendimin e tyre për qeverinë që do të udhë heqë vendin në katër vitet e ardhshme.

Sipas sondazheve të ndryshme gara është shumë e fortë mes palëve. Shumica e sondazheve thonë se opozita e bashkuar fiton mandatin qeverisës.

Gjithsesi deri më tani nga të dyja palët është shpallur fitorja. Nga PD-ja ishte Lulzim Basha ai që falenderoi qytetarët që zgjodhën ndryshimin, ndërsa nga PS-ja Erion Veliaj tha se kanë fituar me mbi 71-72 mandate./Faxweb.al

NA NDIQ NË FACEBOOK