Connect with us

Sport

Nuk u grumbullua nga Edy Reja, Çekiçi në formacionin më të mirë të javës në Turqi!

Published

on

Endri Çekiçi po përjeton një moment të artë në futbollin turk. I transferuar gjatë kësaj vere te Ankaragucu nga Olimpija e Ljubljanës, mesfushori pogradecar është shndërruar në një lider te ekipi nga Ankaraja.Tashmë ai është titullar stabël në skuadrën e tij dhe herë pas here arrin të asistojë dhe shënojë, por jo vetëm. Ai kontribuon shumë për shokët edhe kur nuk arrin të shënojë apo asistojë. Ankaragucu arriti një fitore minimale ndaj Antalyaspor dhe Çekiçi ishte një nga më të mirët në fushë. Loja e tij e mirë këtë sezon ka merituar që Çekiçi të jetë në formacionin më të mirë të javës së fundit në Superligën turke, përkrah emrave të rëndësishëm si Erkin, Samatta apo edhe Mame Diouf.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com