Bota
Nis takimi midis krerëve të BE-së dhe presidentit turk Erdogan, Michel: Gati për të biseduar të ardhmen tonë

Ka filluar takimi midis krerëve të BE-së dhe presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan mbi forximin e marrëdhënieve dy-palëshe.
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel dhe shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do të shikojnë mundësinë e fitimeve kryesore ekonomike dhe diplomatike për Ankaranë, duke përfshirë më shumë fonde për pritjen e Turqisë për miliona refugjatë Sirianë.
Michel në një postim në Twitter u shpreh se përshkallëzimi i qëndrueshëm është i nevojshëm për të ndërtuar një agjendë më konstruktive.
.
