Connect with us

Sport

Neymar: E ardhmja? Jam i lumtur në Paris, do të bëj atë që është më e mira

Publikuar

Neymar Jr. u shfaq para medieve para ndeshjes së parë të gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve që Paris Saint-Germain do të luajë këtë të Mërkurë kundër Manchester City-t të Pep Guardiolës në “Parc des Princes”.

Braziliani siguroi që skuadra pariziene është “e gatshme” për ndeshjen e nesërme dhe se ai do të bëjë “gjithçka që është e mundur për të udhëhequr PSG” në në finale për sezonin e dytë radhazi.

 “Jam shumë i kënaqur me sezonin që po bëjmë. Topi i Artë? Nuk është diçka për të cilën mendoj. Dua të fitoj Championsin.”

I pyetur për të ardhmen e tij te PSG, klub me të cilin ka kontratë deri më 30 qershor 2022, ish-lojtari i Barcelonës tha:

“Nuk kam asgjë më për të thënë. Ne jemi duke biseduar me klubin dhe unë do të bëj atë që është më e mira për të gjithë. Jam i lumtur në Paris. Klubi është përmirësuar, është më i respektuar. Ne jemi ndër skuadrat më të mira në të gjitha ligat kryesore. Ky është respekti që meriton PSG. Është viti i dytë radhazi që jemi ndër më të mirët në Champions League. Do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të arritur te trofeu.”

NA NDIQ NË FACEBOOK