Connect with us

Shëndetësi

Neurologu Nexhmedin Shala tregon efektet indirekte të COVID-19 në tru

Publikuar

më

Jostabiliteti financiar dhe ndërprerja e kohëpaskohshme apo edhe humbja e punës gjatë kohës së pandemisë, i ka dëmtuar qytetarët në shëndetin mendor.

Kështu tha në një intervistë për Ekonomia Online, neurologu Nexhmedin Shala.

“Izolimi mund të ndikojë në shëndetin mendor në përgjithësi ka ndikim të madh. Një virus me shumë ta panjohura që në vete mbart shumë frikë nga numri i madh i vdekshmërisë që ka ky infeksion dhe prekja e sistemit mendor është më e madhe. Secili pacient që shkon për te bërë vaksinim ka një lloj ankthi ne veten e vet se çka do të ndodhë. Kështu që problemet mendore janë më madhore që do të na përcjellin mbas një vaksinimi gjithëpërfshirës”.

Shala tutje ka treguar edhe për pasojat neurologjike që lë Covid-19, e që sipas tij janë të shpeshta. Ai ka pohuar se pacientët që kanë prekje neurologjike mund të jenë pacientët që kanë dëmtime të sistemit nervor qendror, periferik dhe të aspektit neuro- psikologjik.

Neurologu Shala, tutje është shprehur se virusi efektet e tij i jep indirekt në tru, derisa ka shtuar se mund të ndryshojë probabilitetin e gjakut dhe rritjen e mpiksjes së tij, transmeton Klan Kosova.

“Ekziston një ndërlidhje te ata pacientë që kanë probleme me Covid-19 dhe prekjeve neurologjike dhe janë të shpeshta. Në këtë aspekt pacientët që kanë prekje neurologjike mund të jenë pacientët që kanë dëmtime të sistemit nervor qendror, periferik dhe të aspektit neuro- psikologjik. Pacientit shfaqin një simptomatologji të përbërë nga sistemi nervor qendror”.

“Dëmtimet e sistemit qendror kanë ato vaskulare për shkak të ngjizjes së sforcuar të gjakut prekjeve të sinuseve venoz. Covidi efektet e tij i jep indirekt në tru duke ndryshuar probabilitetin e gjakut dhe rritje e mpiksjes së gjakut, dhe problemet me sistemin imunitar”.

The post Neurologu Nexhmedin Shala tregon efektet indirekte të COVID-19 në tru appeared first on Klan Kosova.

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Shqipëri13 minutes ago

“Kjo barbari nuk ka ndodhur as në vitet ‘90”- Berisha drejton protestën nga selia, thirrje për nesër: Të solidarizohemi me studentët

Lajme17 minutes ago

Haqim Ramadani me apel: Të mos keqpërdoret emri im!

Lajme23 minutes ago

Drejt Strasburgut: Dr. Betim Jahja nominohet për përfaqësues të vendit në Këshillin Evropian të Gjyqtarëve

Maqedoni1 hour ago

Strumica më e ngrohta, Popova Shapka në të ftohtë ekstrem – ja sa shënuan termometrat në Maqedoni!

Maqedoni1 hour ago

Rritje pagash për ushtarët nga 1 janari, zgjidhje për ata që mbushin 45 vjeç

Bota1 hour ago

Kos: Ukraina një nga vendet që po përparon më së shpejti drejt anëtarësimit në BE

Maqedoni2 hours ago

Mickoski: Dy interkonektorët e gazit do të rrisin rëndësinë gjeostrategjike të Maqedonisë së Veriut

Lajme2 hours ago

Venera Azizi: Letërnjoftimin dhe patentën e shoferit po e sjellim në formë të digjitalizuar

Maqedoni3 hours ago

Dhunë mes të miturve në Shkup: Rrahin një fëmijë në oborrin e shkollës, videon e publikojnë në internet!

Shqipëri3 hours ago

Pasi u përqafuan me Policinë te Ministria e Arsimit, protestuesit i vënë zjarrin derës së Ministrisë së Ekonomisë! Grupi i drejtohet Kryeministrisë, efektivët gardh

Maqedoni3 hours ago

Drogë, armë dhe para në banesë – kallëzim penal ndaj 24-vjeçarit nga Shkupi!

Kosovë3 hours ago

Për gjashtë muaj si Presidente, Albulena Haxhiu ua dha shtetësinë e Kosovës me dekret 29 personave (Dokument/Emrat)

NA NDIQ NË FACEBOOK