Connect with us

Lajme

Negociatat Shkup-Sofje, Buçkovski: Pas zgjedhjeve racionaliteti do të jetë më i fuqishëm

Publikuar

Shkupi është optimist se me epilogun e zgjedhjeve parlamentare në Bullgari, do të ketë përmirësim të marrëdhënieve dypalëshe, të cilët u prishën gjatë fushatës parazgjedhore. Përfaqësuesi i posaçëm i Qeverisë, Vllado Buçkovski për Alsat tha se pret që pas zgjedhjeve racionaliteti të jetë më i fuqishëm.

Shpresoj se pas zgjedhjeve racionaliteti do të jetë më i fuqishëm sesa emocionet. Strategjia jonë për të mos filluar negociata intensive gjatë kohës së fushatës parazgjedhore në Bullgari, ka qenë vendim i mençur – deklaroi Vllado Buçkovski, Përfaqësues Special i Qeverisë për Bullgarinë.

Njohësit e çështjes, Mersel Bilalli dhe Muhamed Halili shpresojnë se deri në fund të këtij viti Shkupi e Sofja do të gjejnë formulë për t’i zhbllokuar negociatat për anëtarësim të vendit në BE.

Pritet një fletë e re e marrëdhënieve dhe konsideroj se është e pamundur edhe nga Bullgaria që ritmi i marrëdhënieve mes dy vendeve të ecë me këtë shpejtësi. Duke u nisur edhe nga interesi i madh që ka Biden në Ballkanin Perëndimor, konsideroj se kjo çështje do të zbutet dukshëm, nuk mund të rrijë në mënyrë të acaruar. Në fund të vitit Bullgaria të jep dritë jeshile. Kësaj radhe është reale -deklaroi Muhamed Halili, Ish ambasador.

Duket se të dy palët kontribuuan që situata të del jashtë kontrolli. Është dukshëm thellë. Edhe pas zgjedhjeve është vështirë palët të tërhiqen nga pozicionet. Nëse jo tani, brenda 8-9 muaj do të kemi fillim të bisedimeve, por do të kemi edhe një kusht shtesë në kuadër të kornizës për marrëdhënie ndër-fqinjësore, pra zgjidhja e çështjeve me Bullgarinë. Për fat të keq hymë në një fazë shumë të ndjeshme, e cila do të kërkojë energji shtesë që të përfundojnë bisedimet, që edhe ashtu do të zgjasin shumë – u shpreh Mersel Bilalli, Analist politik.

Së fundmi marrëdhëniet mes Shkupit e Sofjes hynë në fazë tensionuese. Shkupi dorëzoi notë proteste shkaku i video-klipit parazgjedhor provokues të VMRO-së bullgare, ndërsa Sofja dorëzoi notë proteste për shkak të ndalesës së rreth 1000 librave.

.

Lajme31 minutes ago

LAJMI I FUNDIT/ Prokuroria: Fekale nga kanalizimi janë futur në rrjetin e ujit të pijshëm në Gostivar përmes pompave!

Maqedoni1 hour ago

Labinot Tahiri i del në ndihmë djalit të Shpat Kasapit: Nga çdo dasmë do të ndajë nga 150 euro për Roelin

Shqipëri2 hours ago

Zv/ministri shpjegon forcimin e lekut: Ka shumë euro në treg. Në 2025 më shumë valutë ka hyrë sesa ka dalë

Lajme3 hours ago

Kërkesa publike e Bardhyl Mahmutit: PDK-ja të mbështesë propozimet e LV-së për krijimin e institucioneve, me kusht zhbërjen e Speciales

Maqedoni3 hours ago

Komuna e Gostivarit ka ndarë 600 mijë denarë për t’u përballur me epideminë

Maqedoni4 hours ago

Arrestohen shkupjanët që përdhunuan shtetasen serbe

Shqipëri4 hours ago

Tragjike në Kosovë, dy të vdekur dhe dhe tre të plagosur rëndë në aksident

Lajme5 hours ago

Kurti takohet me ambasadorin turk: Turqia, një prej shteteve që Kosova bashkëpunon shumë në mbrojtje e tregti

Maqedoni6 hours ago

Dy kilometërshi i parë i autostradës Shkup – Bllacë, fatal për tre shtetas nga Kosova

Lajme7 hours ago

Shasivari: Vazhdojmë partneritetin e fuqishëm me ShBA-në për sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit

Shqipëri7 hours ago

Përplasja për Avokatin e Popullit/ Shtyhet seanca për të enjten, Peleshi: S’mund të bllokosh Kuvendin se s’të pëlqen dikush

Lajme8 hours ago

OVL-UÇK dënon fushatën serbe ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së, kërkon shmangien e udhëtimeve nëpër Serbi

NA NDIQ NË FACEBOOK