Lajme
Në prag të nisjes së Ramazanit, ASH nderon mjekët me mirënjohje ku citohet ajet Kur’anor

Pas mos-dekorimit të mjekëve shqiptar Ilir Demiri dhe Fadil Cana nga ana e Odës së mjekëve sot Aleanca për Shqiptarët zhvilloi një aktivitet simbolik mu para kësaj Ode.
E në aktivitetin e sotëm që pati kjo parti ndau mirënjohje simbolike për dy mjekët heroj në ballafaqimin me pandeminë, ndërsa ajo që u pa në këto mirënjohje ishte ajeti kuranor – “Kush shpëton një jetë njerëzore, është një lloj sikur ta ketë shpëtuar të gjithë njerëzimin”, ajet nga libri i shejtë që inkurajon njerëzimin për të ndihmuar të sëmurët, të pamundurit.
Mirënjohjet u bënë virale në rrjetet sociale dhe u shpërndan edhe nga kreu i ASH-së, Ziadin Sela si dhe përfaqësues tjerë të kësaj partie.
Ja kush janë heronjtë e popullit!Sot para zyrës së Shoqatës së Doktorëve Maqedonas vendosëm këtë baner të vogël të…
Posted by Omer Ajdini on Monday, April 12, 2021
















