Connect with us

Lajme

Ndryshimet në Alternativë, rrjeti merr “flakë” pas përzgjedhjes së Bekim Saliut

Publikuar

Sonte, pas përmbylljes së reformave të brendshme partiake, Alternativa në mënyrë unanime, zgjodhi dhe rikonfirmoi kryesinë e re të partisë, ku me këtë rast Sekretar i Përgjidhshëm i AlternAtivA-s u zgjodh kryetari i degës së Çairit, Bekim Sali – stomatolog.

Ndërkohë në FB është vërejtur një mobilizim i madh i aktivistëve të Alternativës, pas përzgjedhjes së Bekim Saliut si Sekretar i Përgjithshëm, duke shpërndarë fotografinë e tij me mbishkrimin: ana jonë dihet – Autentik, Autonom, Autokton!

Në këtë mbledhje u zgjodhën edhe nënkryetarët e partisë: deputetja Safije Sadiki – Shaini, deputeti Hysni Ismaili dhe profesori universitar Lulzim Aliu.