Connect with us

Lajme

Ndjekësi i vuri në pah strijat, por Lei Kraja di t’ja mbyllë gojën (FOTO)

Published

on

Lei Kraja është një ndër vajzat më simpatike të ekranit dhe gjithmonë është nën lupën e fansave të saj. Sa herë që ajo ndan foto në rrjete sociale, ndjekësit e saj shikojnë me kujdes çdo detaj.

Ditën e sotme moderatorja ka postuar në Instagram një foto të saj veshur me një trupore të zezë dhe dikush i ka vënë re disa shenja strijash. Menjëherë ndjekësi në fjalë i ka dërguar Leit një mesazh si i “shokuar” dhe moderatorja nuk e ka pritur aspak mirë këtë koment.

“A janë ato shenja strijash?”, e ka pyetur ndjekësi Lein.

“Pse? Patjetër që janë. Jam njeri”, i është kthyer moderatorja.

Para disa javësh, Lei pati një reagim të ashpër kundër të gjithë personave që bëjnë komente negative në profilet e personazheve të famshëm. Moderatorja postoi një foto si për pasaportë dhe mes fjalëve pozitive nuk munguan as komentet thumbuese, pikërisht kjo gjë nxiti reagimin e moderatores.

.

Advertisement


Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com