Connect with us

Lajme

Nazarko: Basha në fushatë po tregon fytyrën pozitive, Rama projektet që po zhvillon (VIDEO)

Published

on

Gjatë ditës së djeshme një anëtar i Partisë Demokratike është plagosur teksa kjo ka acaruar raportet mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste duke thumbuar njëra tjetrën në fushatën elektorale që po mbahet në prag të zgjedhjeve që do të mbahen më 25 prill.

Analisti politik Mentor Nazarko në Edicionin Special ka treguar se si mund të ndikojnë këto zhvillime në fushatë.

“Me këto incidentet e fundit ku në qoftë se do të dëgjosh vetëm dy kambana i bie që të ishin këto incidente për të filluar luftën e tretë botërore. Mirëpo, siç e donë arsyeja dhe qasja institucionale është mirë që në raste të tilla të dëgjosh atë që është versioni politik”.

“Për rastin e Kavajës personi që mendohet se ka kryer krimin të cilin e ka pranuar edhe vet nuk raportohet se e ka bërë këtë me qëllime elektorale. Opozita po e konsideron si të tillë dhe ky ishte thelbi i incidentit”.

Nazarko tutje thotë se fushata në përgjithësi është e qetë ku Basha është përqëndruar tek fytyra pozitive pas protesave teksa Rama tek projektet infrastrukturore që po zhvillon.

“Ka qenë një fushatë e cila në terma të përgjithshme është shumë e qetë madje nëse do të flasim për ndonjë rritje të opozitës në këtë muaj të fundit të fushatës mendoj se i detyrohet pikërisht asaj që zotëri Basha pas një të kaluare të afërt me protesta të dhunshme përpara institucioneve, tërheqjes nga Parlamenti dhe tërheqjes nga pushteti lokal ka bërë një fushatë propozuese të përqendruar tek programi dhe një fytyrë pozitive”.

“Ndërkohë që Rama po ashtu është përpjekur që të luaj mbi projektet e shumta infrastrukturore që ka firmosur teksa pritet të fillojnë një pjesë e një tjetër është në përfundim e sipër veçanërisht ndërtimet që ndërlidhen me shtëpitë e dëmtuara gjatë tërmetit me vaksinën gjithashtu – por, edhe me projektet e mëdha. Një fushatë e orientuar ka këto dy boshte ka qenë përgjithësisht e qetë”.

“Mirëpo, me këto incidentet e fundit ku në qoftë se do të dëgjosh vetëm dy kambana i bie që të ishin këto incidente për të filluar luftën e tretë botërore. Mirëpo, siç e donë arsyeja dhe qasja institucionale është mirë që në raste të tilla të dëgjosh atë që është versioni politik”.

“Për rastin e Kavajës personi që mendohet se ka kryer krimin të cilin e ka pranuar edhe vet nuk raportohet se e ka bërë këtë me qëllime elektorale. Opozita po e konsideron si të tillë dhe ky ishte thelbi i incidentit”.

.

Advertisement


Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com