Connect with us

Lajme

Murtezani: Kujt po i shërben terrorizimi i Çarshisë, shteti policor i LSDM dhe BDI po tejkalon çdo kufi

Publikuar

Anëtari I kryesisë qëndrore të AAA Orhan Murtezani në një status në rrjetin e tij social Facebook ka reaguar lidhur me ‘terrorizimin’ e Çarshisë së Shkupit, shkruan InfoShqip.com

Ai akuzon LSDM dhe BDI se po kalojnë çdo kufi sepse Çarshia qëllimisht po rrezikohet dhe ato njerëz që punojnë aty mezi sigurojnë kafshatën e gojës për famijet e tyre.

Në vazhdom postimi i plotë i Murtezanit:

“Kujt po i shërben terrorizimi i Çarshisë me njësitë speciale? Në këtë mënyrë Çarshia qëllimisht po rrezikohet dhe po goditen bizneset, të cilat mezi e sigurojnë kafshatën e gojës për familjet e tyre në këtë kohë pandemie.

Shteti policor i LSDM-së dhe BDI-së po e tejkalon çdo kufi”– përfundon Orhan Murtezani. /InfoShqip.com

.

NA NDIQ NË FACEBOOK