SKENA
Murati i hoqi “vizën”/ Ja reagimi i Sindit pasi u fikën kamerat

Takimi i parë i Muratit dhe Olës solli debate të forta në Përputhen. Gjatë takimit dy konkurrentët u pamë shumë të afërt me njëri-tjetrin dhe sigurisht kjo gjë nuk u prit mirë nga Sindi.
Sindi ishte deklaruar vetëm për Muratin, por ky i fundit pas kthimit nga Turqia i dha “vizën” duke vendosur që të vazhdojë njohjen me konkurenten e re.
Mesa duket ky refuzim nga ana e konkurrentit turk ka bërë që Sindi të shpërthejhë në lot pasi kamerat ishin fikur.Lajmin e bëri të ditur në Instagram vet autorja Olsa Muhameti, e cila postoi një foto të Sindit duke qarë. /CNA.al

















