Connect with us

Shëndetësi

MSH: Tek testi negativ për koronavirus me shtetet e tjera zbatohet parimi i reciprocitetit

Published

on

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se Kosova po zbaton parimin e reciprocitetit lidhur me testet negative për koronavirus.

Kjo vlen për vendet të cilat i kërkojnë qytetarëve të Kosovës ta kenë me vete testin PCR.

Në një përgjigje për Klan Kosova, Zyra për Informim e kësaj ministrie thekson se testi kërkohet edhe për vendet që janë me rrezikshmëri të lartë bazuar në listë e ECDC.

“Për disa shtete vlen, ato me rrezikshmëri të lartë sipas klasifikimit të ECDC, ndërsa për disa zbatohet parimi i reciprocitetit, që do të thotë, shtetet që Kosovës i kërkojnë teste PCR për qytetaret e tyre, edhe Kosova u kërkon atyre teste”.

Qeveria e Republikës së Kosovës, e udhëhequr nga Kryeministri Albin Kurti, më 5 prill ka mbajtur mbledhjen e saj të rregullt, të pestën me radhë, në të cilën ka marrë vendim për miratimin e masave të përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID – 19, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

1. Ky vendim zbatohet në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

2. Qytetarët e huaj që hyjnë në Kosovë, përfshirë edhe ata me leje qëndrim të përkohshëm ose përhershëm në Kosovë, që vijnë nga vendet me risk të lartë sipas listës zyrtare të ECDC-së, duhet të kenë test RT-PCR negativ për COVID-19 të bërë në 72 orët e fundit, në bazë të parimit të reciprocitetit.

3. Përjashtim nga pika 2 bëjnë:

3.1. Nëse qytetari i huaj hynë në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare tokësore dhe largohet nga Kosova brenda 3 ore përmes aeroportit ose pikave kufitare tokësore, me kusht që në hyrje të nënshkruajnë deklaratën se do ta lëshojë Kosovën brenda 3 ore;

3.2. Qytetarët e huaj që punojnë si transportues profesionistë (vozitësit), me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtar për mbrojtje nga COVID-19;

3.3. Qytetarët e huaj që kalojnë nëpër Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, transit, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do ta lëshojnë territorin e Kosovës brenda 5 orësh;

3.4. Diplomatët e huaj të akredituar në Kosovë si dhe familjarët e tyre.

4. Të gjithë qytetarët e Kosovës, gjatë hyrjes në Kosovë duhet të paraqesin vërtetim për test RT-PCR negativ të bërë më së largu 72 orë para hyrjes në Kosovë, në të kundërtën duhet të vetë-izolohen për 7 ditë.

The post MSH: Tek testi negativ për koronavirus me shtetet e tjera zbatohet parimi i reciprocitetit appeared first on Klan Kosova.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com