Lajme
Momenti i sikletshëm! Kamionat përshëndesin me bori presidentin serb, Vuçiç ia bën me dorë nga larg, të tjerët qeshin (VIDEO)

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç hapi sektorin e 4 të bajpasit, ku nuk mungoi një moment pikant që mori gjithë vëmendjen e mediave vendase. Teksa presidenti po mbante një konferencë për shtyp, në rrugë kaluan disa kamiona.
Këta të fundit teksa kalonin e përshëndetën me anë të burive, duke marrë dhe një tundje dore nga kreu i shtetit serb. Situata shkaktoi të qeshura tek të pranishmit e tjerë.
VIDEO:
.


















