Connect with us

Lajme

Ministria e Bujqësisë me masa për mbrojtje nga ajri të zonave bujqësore

Publikuar

Katastrofat natyrore si rreshjet e mdha të shiut dhe breshërit, si dhe era e fuqishme, shumherë u shkaktojnë bujqëve në vend dëme të theksuara. Për të evituar dëmet e këtilla Misnitria e Bujqësisë ka ndërmarr masa për mbrojtje nga ajri të zonave bujqësore. Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxha, bën të ditur se procedura për prokurimin publik të shërbimeve të modifikimit të kohës me mbjelljen ajrore të reve të breshërit ka përfunduar dhe si ofertë më e favorshme u zgjodh ajo e AEROKLUB-Skopje.  Në përputhje me marrëveshjen ky aeroklum ka vënë në dispozicion avionët e tij, të cilët do të kryejnë mbjellje ajrore të reve, me reaktiv jod argjendi, për çka do të përfitojë rreth 60 milion denarë.

ARJANIT HOXHA • MINISTRI I BUJQËSISË

“Një risi për këtë vit është se në vend të dy, në dispozicion do të jenë tre aeroplanë. Nga analiza mund të shihet se në vitin 2020 kishte një numër të madh ditësh që ishin mbi mesataren me re të paqëndrueshme, për shkak të së cilës u shkrepën gjithsej 1083 shkopinj, pra 433 kg reaktiv jod argjendi, me një total prej gjithsej 180 orë fluturimi. Kjo metodë e mbrojtjes është një nga më modernet dhe konsiderohet si një metodë e sigurt e që përdoret nga shumë vende tjera “

KOSTADIN ACEVSKI • DREJTORIA PËR PUNË HIDROMETEOROLOGJIKE

“Kjo mënyrë e mbrojtjes nga rreshjet e breshërit përbëhet nga dy segmente: logjistike, që do të thotë zbulim i hershëm i reve të breshërit dhe informacion i saktë dhe në kohë në lidhje me vendndodhjen e tyre, dhe segmentin i dytë, ai operativ, i cili përfshin veprimin e aeroplanëve në ajër dhe futjen e sasisë së kërkuar të reaktivit drejtpërdrejt në masën e paqëndrueshme të ajrit, pra në retë e breshërit. Pjesa e logjistikës zbatohet nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, përmes sistemeve të radarëve, të vendosura në qendrat radare Gjurishtë dhe Topolçan”.

Sektori i bujqësisë vazhdimisht përballet me dëme nga katastrofat natyrore, për të cilat Ministria e Bujqësisë, paguan mesatarisht tre milion e gjysmë euro në vit, përcjell TVM2.

NA NDIQ NË FACEBOOK