Connect with us

Lajme

Ministri turk: Kështu u parandalua një tragjedi terrori në Stamboll

Published

on

Ministri i Brendshëm turk tha se anëtarët e forcave turke të sigurisë kapën pesë kilogramë eksplozivë në Stamboll, duke parandaluar kështu një masakër të planifikuar ndaj civilëve të nga ana e terroristëve të PKK (Komunistët e Kurdistanit.

Soylu ishte i ftuar në televizionin turk NTV ku zbuloi detajet e një operacioni të suksesshëm anti-terrorist në Stamboll.

Ai e shfrytëzoi rastin për të falënderuar anëtarët e shërbimit të inteligjencës dhe policinë në Stamboll, duke nënvizuar se si ata parandaluan masakrën ndaj civilëve.

Anëtarët e organizatës terroriste PKK sollën pesë kilogram eksploziv në Stamboll. Si rezultat i një monitorimi të kujdesshëm nga policia jonë, eksplozivi u zbulua pasi u vendos nën një automjet në stacionin e autobusit,” tha Soylu.

Ai shtoi se ata gjithashtu kapën terroristët e PKK-së duke vendosur eksplozivë.

“Eksplozivi u çaktivizua. Synimi i tyre ishte terminali i autobusëve. Terroristët u kapën pak para aktivizimit. Një operacion shumë i rëndësishëm. Deri më tani, dy persona janë arrestuar, duke rritur numrin e tyre,” tha Soylu.

Ai preku gjithashtu protestat nga familjet që kërkonin kthimin e fëmijëve të rekrutuar dhe të çuar në kampe terroriste të PKK, të zhvilluara përpara selisë së Partisë Demokratike Popullore (HDP) në Dijarbakir.

Soylu konfirmoi se familja e 25-të do të presë që fëmija i tyre të shpëtohet nga duart e organizatës terroriste PKK.

.

NA NDIQ NË FACEBOOK