Connect with us

Lajme

Mickoski: Koha që opozita shqiptare të jetë në pushtet dhe të menaxhojë me institucionet

Publikuar

Lideri i opozitares VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, edhe më tej insiston që të mbahet regjistrimi, i anuluar për në shtator të këtij viti, me kërkesë të partisë së tij të ketë ndarje të qartë në mes popullatës rezidente në Maqedoninë e Veriut dhe të shpërngulurve, sepse siç thotë – “nuk është e njejtë nëse buxheti shtetëror do të ndahet në mes qytetarëve në vend ose së bashku me ata që jetojnë jashtë”.

Në rast të zgjedhjeve, Mickoski konsideron se është koha që partitë opozitare në bllokun politik shqiptar të kenë shansin të udhëheqin me institucionet shtetërore. Përqindjet e përfaqësimit të bashkësive në Maqedoninë e Veriut janë punë e kryer, njësoj si Marrëveshja e Ohrit dhe të drejtat e fituara, theksoi Mickoski në intervistën e mbrëmshme për Tv Klan Maqedoni.

Ai edhe më tej insiston në regjistrimin e anuluar, nga muaji prill për në muajin shtator, të mos politizohet dhe të ketë ndarje të qartë në mes popullatës në vend dhe të shpërngulurve.

“E them publikisht, se asnjëherë, pa marrë parasysh nëse ai që është regjistruar në Gjermani, në Australi, në Kanada të marrë pjesë në tërësinë time statistikore. Pse, sepse për mua nuk është e njëjtë nëse BPV-ja, e kam thënë këtë dhe do ta them, 11 miliardë, 12 miliardë, nuk ka rëndësi, aq sa është, do ta ndaj me rezidentë, një e gjysmë, 1.6, 1.7 milionë banorë ose do ta ndaj me dy e gjysme ose 3 milionë të shpikur”, tha Hristijan Mickoski.

Në të ardhmen, si partner në pushtet, Mickoski e sheh opozitën aktuale në bllokun politik shqiptar, duke vënë në dukje se partneri në pushtet nga blloku shqiptar nuk ka bërë asgjë për bashkëqytetarët e vet.

“Mendoj se është koha që në Maqedoninë e Veriut partitë opozitare shqiptare të kenë shans, të kenë mundësi të menaxhojnë me institucionet në shtet, sepse vlerësoj se aty ka njerëz që i përkasin grupit të parë të njerëzve të ndershëm që kanë potencial dhe njohuri të përballen me sfidat që ekzistojnë në institucione”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Duke vënë në dukje shifrën prej 300 personave që në Maqedoninë e Veriut votuan për zgjedhjet në Bullgarinë fqinje, në bazë të posedimit të nënshtetësisë bullgare, Mickoski thotë se kjo tregon qartë se në vend nuk ka aq bullgarë sa pohon Sofja zyrtare dhe se fqinji lindor nuk ka asnjë të drejtë ta kushtëzojë Maqedoninë e Veriut./KlanM

.

Maqedoni23 minutes ago

Kërcënoi drejtorin dhe hyri me forcë në zyrat e tij, arrestohet personi i dhunshëm

Lajme29 minutes ago

Latifi me ambasadoren e SHBA-së në terren: Ndërlidhja energjetike me Shqipërinë, projekt që e kemi pritur për dekada

Maqedoni47 minutes ago

MPB paralajmëron: Ulni menjëherë dronët nëse shihni ose dëgjoni helikopter policie

Maqedoni59 minutes ago

Ministria e Jashtme e Shqipërisë: Mospërfshirja e himnit kombëtar në Pustec, mungesë protokolli

Kosovë1 hour ago

“Specialja është antishqiptare, akuzat i fabrikoi Serbia”/ Petraj: Kurti i do komandantët e UÇK-së në burg

Lajme1 hour ago

Ndodh në Karposh të Shkupit: S’e largon veturën, puntorët detyrohen të asfalltojnë përreth

Kosovë1 hour ago

24 mijë euro gjobë për vonesat në rrugën Prishtinë–Podujevë, Basha paralajmëron penalitete të reja

Maqedoni2 hours ago

Standard i dyfishtë, Mickoski në Shkup kërkonte respektimin e ligjit, në Shqipëri në prezencë të tij nuk u ekzekutua himni shqiptar

Maqedoni2 hours ago

LSDM: Vuçiqi i shpalli zgjedhjet, Mickovski menjëherë! S’është rastësi, sepse punon sipas urdhërave

Maqedoni2 hours ago

BDI: VLEN hesht 24 orë pas kërkesës për zgjedhje të parakohshme parlamentare

Lajme3 hours ago

BDI: Kaluan 24 orë, s’VLEN ende i strukur pa zë për zgjedhje të parakohshme!

Maqedoni3 hours ago

Angellov: Përfundoi gjendja e krizës me ujin e pijshëm në Gostivar, tutje për cilësinë e ujit duhet të kujdeset pushteti lokal

NA NDIQ NË FACEBOOK