Connect with us

Lajme

Meta: Të “fortëve” do t’u sekuestrohen edhe pulat

Publikuar

më

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, u ka bërë thirrje qytetarëve që para se të nisen drejt qendrave të votimit së pari t’i verifikojnë ato për zgjedhjet e 25 prillit.

Në një shkrim që ka bërë në Facebook, Meta ka paralajmëruar të “fortët” që të mos bëjnë presione për blerje votash pasi do t’i sekuestrohen edhe pulat.

“Të gjithë qytetarët të verifikojnë qendrat e tyre të votimit dhe me qetësi dhe vendosmëri të nisen drejt kutive të votimit në këto zgjedhje historike për vendin dhe kombin tonë për 100 vitet e ardhshme. Asgjë nuk e ndal triumfin e vullnetit të Sovranit, që përmes Referendumit të 25 Prillit do ta përmbysë Fuks-Shtetin e ‘Rilindjes’ dhe do të rivendosë shtetin e së drejtës dhe llogaridhënien. Të gjithë ju zyrtarë, që nuk keni kartelë psiqike, mos e rëndoni pozitën tuaj duke shkelur ligjin dhe Kodin në ditët dhe orët, që vijnë. Të gjithë ju ‘të fortë’, që po përdoreni nga pushteti kriminal për presione dhe blerje votash, bëhuni gati se edhe pulat do t’ua sekuestrojmë! Kush prek votën e 25 prillit ka sulmuar sovranitetin e popullit dhe të Republikës së Shqipërisë dhe do trajtohet si armik i Republikës dhe Kushtetutës!”, shkruan Meta.

.

Lajme25 minutes ago

Akademia Ushtarake hap konkursin për studimet master, Admir Shabani fton kandidatët të aplikojnë

Lajme27 minutes ago

Hodai alarmon: Jepen diploma pa dije, pa u paraqitur studentët asnjë ditë të vetme në fakultet

Lajme53 minutes ago

Tahiri akuzon VV-në për “kryeneçësi” lidhur me humbjen e fondeve: Besimi i BE-së dhe SHBA-së ka humbur

Maqedoni2 hours ago

Lloga akuzon VMRO-në dhe VLEN-in për pengimin e fëmijëve shqiptarë që të festojnë me veshje kombëtare

Shqipëri2 hours ago

Nis Samiti i “Growth Plan”, tryeza mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Komisioneres së BE-së! Mbërrin Marta Kos, pritet nga Rama

Lajme3 hours ago

Ahmeti dhe Thaçi në Kuvend vetëm 4 herë gjatë vitit, por mbi 25 mijë euro pagë vjetore!

Maqedoni3 hours ago

Kuvend me rekorde të turpshme: Ahmeti dhe Thaçi vetëm në 4 seanca, 6.322 euro për çdo paraqitje!

Kosovë3 hours ago

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në darkën e Ohrit – çfarë ndodhi mes tyre?

Kosovë3 hours ago

Presidentja Shiroka-Pula: Ushtria jonë është e gatshme ta mbrojë çdo pëllëmbë të Kosovës

Maqedoni4 hours ago

Tronditëse në Shkup: Të rritur dyshohet se abuzuan seksualisht me një të mitur nga shtëpia e kujdesit!

Shqipëri4 hours ago

GJKKO i dënoi nënën, Kryemadhi: Sa të jetë gjallë Fatimja, por edhe pas vdekjes, do e ndjek si proces

Lajme5 hours ago

Sot afati i fundit për njoftim të apelimit në Hagë, cilat janë procedurat e mëtejshme?

NA NDIQ NË FACEBOOK