Lajme
Meta mesazh për numëruesit: Të mos tjetërsohet…

Presidenti i vendit Ilir Meta ka bërë reagimin e tij të parë, pas numërimit të pothuajse 1/3 të kutive të votimit në të gjithë vendin, të cilat e nxjerrin derimë tani fituese Partinë Socialiste me pothuajse gjysmën e votave. Edhe pse gara premton të jetë e ngushtë deri në momentet e fundit, Meta kërkon nga komisionerët të ruajnë qetësinë deri në shpalljen e rezultateve përfundimtare.
META: Asnjë votë të mos tjetërsohet në procesin e numërimit. Numëruesit të mos ndikohen nga përzgjedhjet e qëllimshme të kutive të numërimit për qëllime demoralizimi të rivaleve.
Të gjithë të ruajnë qetësinë deri në shpalljen e rezultateve përfundimtare. Çdo votë në kuti do numërohet dhe rinumërohet deri në fund.
Derimë tani procesi i numërimit të votave po ecën me një ritëm normal, edhe pse në disa KZAZ të vendit numëruesit kanë kërkuar pushim për shkak të lodhjes.
















