Connect with us

SKENA

“Mes Atdheut e Antonelës ka shumë pasion”, ish-konkurrentja komenton ngjarjet e fundit: Sindi dhe Murati nuk e…

Publikuar

Si çdo të premte, edhe sot në emisionin “Shqipëria Live” u komentuan ngjarjet që kanë bërë më shumë bujë nga reality show, “Për’puthen”. E ftuar për të komentuar rikthimin e Atdheut në studio, ishte ish-konkurrentja e “Për’puthen 1”, Antoneta Koçi.

Sipas saj, mes Atdheut dhe Antonelës ka shumë pasion dhe flirtime, por marrëdhënia e tyre do të ishte toksike, do t’i hapnin vetes telashe.

“Më duket si marrëdhëniet toksike me ish-in. Në përgjithësi historitë e kaluar duhet të lihen pas, duhet të menaxhojmë pjesën e ndjenjave. Dua të dashurohem pas njerëzve që më dashurojnë”, tha Antoneta.

Ndërsa në lidhje me marrëdhënien e Ledjanës dhe Mevlanit, ajo u shpreh se e ka të vështirë që ta kuptojë vajzën.

“Ledjana është nga ato personazhet që kam vështirësi ta kuptoj. Ndoshta po mbron vetes, se e shikon Mevlanin si person që do e lëndojë. E ka tepruar me deklaratën që nuk ndjej më”, shtoi ish-konkurrentja.

Antoneta më pas foli edhe për vajzën e re, Olën, e cila duket se prishi marrëdhënien e krijuar mes Muratit dhe Sindit.

“Ditët e sotme të krijosh një lidhje është pak problem, ta mbash më e vështirë. Imagjino kur nuk është e konsoliduar. Besoj se ka ndjenja mes Muratit dhe Sindit, por të dy janë kokëfortë. Ata nuk e kanë ushqyer lidhjen e tyre. Nuk jam simpatizante e Olës, po e largon Sindin duke e shtyrë. Nuk mund ta shtyjë Sindin në atë formë. Po u largua Sindi, ajo nuk do ketë një super tërheqje ndaj Muratit”, komentoi Antoneta.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK