Connect with us

Kulturë

Meghan Markle nuk do të marrë pjesë në varrimin e Princ Philip, ja arsyeja

Published

on

Në mbarë mediat britanike po shkruhet për faktin nëse çifti Meghan Markle dhe Princ Harry do të marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të Dukës së Edinburgut apo jo?

Dhe si duket ka ardhur edhe përgjigja e shumëpritur, ku bëhet e ditur se Meghan nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Princ Philip, gjyshit të bashkëshortit të saj.

Lajmi është konfirmuar nga pallati i Buckinghamit, ku theksohet se dukesha e Susexx-it nuk është lejuar që të udhëtojë nga mjeku i saj, për shkak të shtatzënisë me fëmijën e dytë.

Princi Filip, Duka i Edinburgut ka ndërruar jetë në moshën 99-vjeçare. Bashkëshorti i Mbretëreshës Elisabeth, humbi jetën në Kështjellën e Windsor-it si pasojë e një sëmundje të rëndë, 28 ditë pasi iu nënshtrua një operacioni në zemër.

Kujtojmë se Meghan Markle dhe Princi Harry, kanë dorëzuar titujt mbretërorë dhe kanë zgjedhur të jetojnë jetën e tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com