Connect with us

Lajme

Mbërrijnë 25 mijë doza të tjera të vaksinës ruse në Shqipëri

Publikuar

Një ngarkesë prej 25 mijë dozash të tjera të vaksinës ruse antiCOVID, Sputnik, kanë mbërritur në Shqipëri.

Lajmin e ka bërë të ditur Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili tha se vaksinimi i popullsisë do të vazhdojë.

“Mbërrijnë 25 mijë doza të tjera të vaksinës Sputnik. Ritmet e vaksinimit do të vijojnë të rriten dhe objektivi i 1/2 milionë të vaksinuarve brenda Majit do të arrihet në pjesën e parë të muajit”, shkroi Rama në rrjetin social Facebook.

 

.

NA NDIQ NË FACEBOOK