Connect with us

Sport

Marsch favoriti për stolin e Leipzig!

Publikuar

Amerikani Jesse Marsch i Salzburgut dhe austriaku Oliver Glasner aktualisht trajneri i Wolfsburgut janë dy kandidatët kryesorë për të pasuar Julian Nagelsmann në stolin e Leipzig. Lajmi jepet nga gazeta gjermane Kicker, e cila shkruan se për 48-vjeçarin Marsch po lobon fort pjesa e drejtuesve më të lartë të klubit që përveç Leipzig ka në pronësi edhe Red Bull Salzburg. Marsch e njeh mirë skuadrën pasi ka qenë zëvendësi i Ralf Ragnick në stolin e Lepzig gjatë periudhës që gjermani ishte trajner i parë. Më pak shanse ka Mauricio Pellegrino edhe pse argjentinasi ka më shumë eksperiencë ndërkombëtare.

NA NDIQ NË FACEBOOK