Connect with us

Sport

Leipzig hap krahun për titullin, mposhtet edhe nga Koln!

Published

on

Misionin titull Bayern Munich ia thjeshtoi edhe më shumë Leipzig që u mposht me rezultatin 2-1 në RheinEnergie Stadion nga Koln që vazhdon të notojë në ujra të turbullta edhe pas kësaj fitoreje. Një sukses shumë i rëndësishëm ky për Koln që tashmë e sheh veten shumë pranë zonës play-out.  Heroi i padiskutueshëm i skuadrës së trajnerit Funkel ishte ish-mbrojtësi i kombëtares gjermane Jonas Hector ndërkohë që për Leipzig barazoi përkohësisht në minutën e 59-të Haidara. Me këtë humbje diferenca mes Leipzig dhe Bayernit, 4 javë para fundit të Bundesligas shkoi në 10 pikë dhe vetëm matematika e mban ende në garë për titullin skuadrën e Nagelsmann.

Advertisement


Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com