Connect with us

Lajme

LAJM I FUNDIT/ Plas sherri në Durrës, Ferdinand Xhaferri konfliktohet me Vangjush Dakon

Publikuar

Përplasje mes mbështetësve të PD dhe atyre të PS në KZAZ numër 21 në Durrës.

Ora News mëson se gjithçka ka nisur sapo kandidati për deputet i PD, Ferdinand Xhaferraj ka hyrë në Pallatin e Sportit për të ndjekur procesin.

Ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako e ka thirrur dhe i ka thënë “Urime”.

Xhaferraj shkon drejt tij dhe i thotë “Je bo politikan Vangjush Dako?”

Më pas një mbështetës i PS i del përpara dhe debaton me të.

Siç dëgjohet në video, Xhaferraj i ka thënë që jeni të gjithë zagarë të Dakos.

Ai i kundërpërgjigjet.

“Ti çfarë je, je më i jmirë se ne. Çfarë zagarësh qenkemi ne?”

Pas kësaj një mbështetës i PD e godet atë të PS dhe fillon përplasja.

Më pas janë të tjerë që ndërhyjnë duke i ndarë.

Mbështetësi i PS dëgjohet duke kërcënuar atë të PD, duke i thënë ” Mbaje mend!”

Incidenti në Durrës vjen në një kohë që procesi i numërimit po shkon drejt fundit. Deri tani PS ka 8 mandate dhe PD 6.

NA NDIQ NË FACEBOOK