Lajme
LAJM I FUNDIT/ Plas në Elbasan, vrasje me armë zjarri, ekzekutohet Pjerin Xhuvani

Ekzekutohet Pjerin Xhuvani! Ka mbetur i plagosur dhe një efektiv. Ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në mes të qytetit të Elbasanit. Fillimisht u raportua se kandidati i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka ndaluar një automjet me para, ndërsa dëshmitarët kanë raportuar se kanë dëgjuar edhe të shtëna.
Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, dhe kanë nisur nga puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Emri i Xhuvanit u përmend më 14 mars, mes personave të akuzuar nga Partia Demokratike se ishte pjesë e grupit që po shoqëronte kryeministrin Edi Rama në Elbasan.


















