Shëndetësi
Ky është linku ku mundeni të regjistroheni për ta marrë vaksinën anti-COVID

Agjensia Shtetërore e Informacionit në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka ofruar në kuadër të platformës ekosova, linku: https://ekosova.rks-gov.net/, (shërbimin shëndetësia) përmes së cilit qytetarët mund të aplikojnë për regjistrim për të marrë vaksinën kundër COVID -19.
Për çfarëdo problemi që qytetarët mund të hasin gjatë aplikimit, mund ta adresojnë atë përmes email adresës: [email protected]t dhe ne faqen E- Kosova në rrjetin social facebook.
Gjatë tre ditëve të para të regjistrimit përmes platformës ekosova.rks-gov.net janë regjistruar 3 mijë e 256 qytetarë për vaksinim kundër COVID-19, prej të cilëve 316 persona mbi 80 vjeç; 1 mijë e 435 të moshës 61-80 vjeç, kurse pjesa tjetër janë të moshës nën 60 vjeçe.
Deri në mesditën e sotme, në Kosovë janë vaksinuar me vaksinën AstraZeneca 1 mijë e 228 qytetarë, profesionistë dhe nëpunës të institucioneve shëndetësore.
The post Ky është linku ku mundeni të regjistroheni për ta marrë vaksinën anti-COVID appeared first on Klan Kosova.




















