Connect with us

SKENA

Kush po e mërzit Melisën? Ish-konkurrentja e “Për’puthen”: Në disa momente dua të…

Publikuar

Që kur u bë pjesë e “Për’puthen, Melisa Lleshi, u kthye në një nga vajzat më të komentuara në rrjetet sociale. E njëjta situatë është edhe pas daljes së saj nga reality-show.

Ajo u përfol shumë në lidhje me marrëdhëniet me djemtë e emisionit, e më pas emri i saj u përfshi edhe në tregun muzikor shqiptar.

Por mesa duket ish-konkurrentës së “Për’puthen” i ka ardhur në majë të hundës në lidhje me të gjitha thashethemet që bëhen për të.

Ditën e sotme, Melisa ka bërë një postim thumbues në profilin e saj në “Instagram”. Ajo shprehet se janë duke mashtruar për të ulur emrin e saj. E pavarësisht kësaj, Lleshi shprehet se sërish nuk do flasë për ta dhe as nuk do merret më shumë me ta.

“Në disa momente dua aq shumë të flas dhe të nxjerr fakte për të përgënjeshtruar mashtrimet dhe gënjeshtrat që thoni për mua për të më ulur, por pastaj tërhiqem me veten, sepse them ‘Lëri Melisa, sepse vreri i tyre do i mbysë ndër vete’. Nuk kam pse të kthehem e të merrem me ju sa herë ju do më vini nga pas dhe të kapeni pas emrit Melisa për të krijuar një sherr mediatik vetëm si e si t’ju shtohen ato followers-a që vdiqët duke i blerë. Fokusohuni tek vetja juaj dhe tek jeta juaj, sepse e kam thënë dhe do e rithem që nga i/e pari/a që ka folur keq për mua dhe deri tek i/e fundit: Unë nuk merrem me ju asnjëherë! Me paqe dhe dashuri”, ka shkruar Melisa.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK