Connect with us

Lajme

Kush është pedagogu Leons Hasani, kandidati për deputet në Qarkun e Korçës

Publikuar

Leons Hasani ka lindur në Ersekë, më 6 janar të vitit 1993. Pas përfundimit të shkollës së mesme në Gjimnazin “Petro Nini Luarasi” Ersekë, ndoqi studimet e larta në Universitetin Bujqësor të Tiranës, ku është diplomuar për “Ekonomi dhe Politikat e Zhvillimit Rural”. Menjëherë pas përfundimit të studimeve Bachelor, ai vazhdoi studimet master në profilin “Ekonomi dhe Politikat e Zhvillimit Rural”, Master Shkenor.

Aktualisht ai punon si lektor në 3 universitete. Në dy universitetet publike dhe një universitet privat. Ai punon si pedagog i brendshëm pranë Kolegjit Universitar Qiriazi, dhe si pedagog i jashtëm pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës. Gjithashtu ai është edhe autor emisionit “YourStory” pranë Club Tv.

Ajo se çfarë të bie më shumë në sy kur kërkon për jetën dhe karrierën e pedagogut Hasani, është: angazhimi i tij i hershëm në shoqëri civile, kryesisht me të rinjtë dhe studentët, daljet e tij të shpeshta në media për çështjet ekonomike dhe problemet e fermerëve, si dhe takimet e ndryshme publike me politikan të së majtës dhe të dhjathtës shqiptare.

Me fillimin e studimeve në universitet, Hasani i bashkohet organizatave studentore dhe rinore të asaj kohë në Tiranë, duke i dedikuar kohë dhe një vëmendje të rëndësishme shoqërisë civile.

Në vitin 2014, Hasani themeloi organizatën Student Economic Forum pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës, një organizatë që solli frymën dhe stilin e bashkëpunimit në grup. Një prej organizatave studentore me aktive në kryeqytet.

Në Shkurt të vitit 2016 themeloj levizjen rinore kombëtare të lidershipit “Albanian Young Leaders Forum/ Forumi i Liderëve të Rinj Shqiptar” nën slloganin “ZËRI I LIRË I RINISË SHQIPTARE”.

Në 20 Prill 2016, ai zgjidhet nga studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës anëtar senati për të përfaqësuar zërin e tyre në senatin akademik të UBT-së.

Hasani ka ndjekur nga afër procesin e Kartës së Studentit prej vitit 2013 duke lobuar në realizimin sa më parë të saj. Ai ka qënë organizator i studentëve të UBT-së për protestën kundër importit të Armëve Kimike dhe levizjeve të tjera brenda universitetit për mbrojtjen e të drejtave të studentëve.

Gjatë protestës së studentëve në dhjetorin e vitit 2018 ai si pedagog ka mbështetur publikisht kërkesat e tyre, si dhe ka qëndruar në shesh se bashku me studentët e tij për të protestuar.

Gjatë kohës që ai ka qënë i angazhuar në shoqërinë civile si aktivist i thjeshtë, por edhe si drejtues i dy prej levizjeve me aktive në vend, ka kontribuar në ndërtimin e një modeli dhe standarti të ri në preceptimin e organizatave rinore dhe aktivizmin në shoqëri civile. Ka kritikuar shpesh herë organizimet informale në emer të të rinjve, rrjete, organizata që nuk kanë në fokus të rinjtë, madje dhe forumet politike rinore për qasjen dhe vlerësimin që kanë ndaj të rinjve.

Hasani ka qënë ideator i shumë aktiviteteve, projekteve dhe nismave që kanë patur në fokus të rinjtë, mjedisin, ekonomine, politiken, biznesin dhe shoqërinë civile!

Mjafton të kërkosh emrin e tij në googel për të mesuar më shumë nga jeta e tij!

NA NDIQ NË FACEBOOK