Connect with us

Bota

Kufi për transferimet dhe pagat, Superliga në stilin e NBA-së

Published

on

Marrëveshja mes thuajse të gjitha klubeve kryesore të Europës për të themeluar Superligën mund të jetë një mundësi për të arritur një marrëveshje mbi kufijtë e pagave duke “kopjuar” stilin e NBA-së. “El Mundo Deportivo” shkruan se kjo ide është diçka që tashmë është vënë në tryezë gjatë muajve të fundit të bisedave mes klubeve dhe që gjithashtu mund të çojë në vendosjen e çmimeve tavan për transferimet.

Çmimet e lojtarëve, sado të mëdhenj të jenë ata, nuk mund të kalojnë një shifër që do të dilte bazuar në parametra të qartë, siç është mosha apo vitet e kontratës. Në këtë mënyrë, Superliga e re mund të jetë origjina e bazave të përbashkëta për klubet, në interes të marrëdhënieve më të përzemërta.

Në intervistën e fundit dhënë për mediet spanjolle, Florentino Pérez, presidenti i Realit të Madrid, la të kuptohej për diçka të tillë kur siguroi se “do të ketë fair-play financiar dhe stabilitet të klubeve”.

 

Advertisement


Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com