Connect with us

Bota

“Kritikat e padrejta ndaj Turqisë nuk mund të merren seriozisht”

Published

on

Kritikat e padrejta për luftën e Turqisë kundër terrorizmit dhe përpjekjet e qeverisë për të ofruar siguri për qytetarët e saj “nuk mund të merren seriozisht“, deklaroi kreu i Komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altun.

Duke iu referuar raportit të fundit të Departamentit të Shtetit për të Drejtat e Njeriut, Altun në një deklaratë tha se të drejtat e njeriut dhe dinjiteti janë vlera universale që vendi i tij “i çmon dhe i ka vendosur në axhendë” në të gjitha forumet ndërkombëtare.

Ai gjithashtu rikujtoi se presidenti Recep Tayyip Erdoğan ka folur “pa frikë” për trajtimin e padrejtë dhe padrejtësitë globale, si dhe rregullisht u ka bërë thirrje liderëve botërorë të veprojnë siç ka qenë praktikisht në vitet e fundit “zëri i vetëm kundër abuzimeve të të drejtave të njeriut” në rajon dhe gjithë andej botës.

Ai e ka marrë përsipër të mobilizojë botën kundër krimeve të tmerrshme të kryera kundër civilëve. Ndërsa është kështu, raporti vjetor për të Drejtat e Njeriut i Departamentit të Shtetit të SHBA-së paraqet kritika të padrejta kundër vendit tonë“, tha Altun.

Turqia nuk i konsideron të drejtat e njeriut si çështje të politikës së brendshme por si universale, por vlerësimet në këtë fushë duhet të marrin në konsideratë fakte të caktuara, shtoi ai.

Altun nënvizoi gjithashtu se Turqia bëri “përparimin më të madh në të drejtat e njeriut” nën qeverisjen e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK).

Në fakt, ne ndërmorëm një ‘revolucion të heshtur’. Na është dashur të rregullojmë ligjet dhe rregulloret tona, ndërkaq shembulli i fundit është Plani ynë i Reformës në Drejtësi dhe të Drejtat e Njeriut“, tha ai.

Altun vazhdoi duke thënë se vlerësimet në të dhënat e të drejtave të njeriut të Turqisë janë “të pakuptimta” kur ato “nuk adresojnë siç duhet kërcënimet e terrorizmit prej një kohe të gjatë” nga disa grupe terroriste brenda vendit dhe përgjatë kufijve të saj.

Kritikat e padrejta për luftën tonë kundër terrorizmit dhe përpjekjet e qeverisë tonë për të ofruar siguri për qytetarët tanë nuk mund të merren seriozisht. Si një qeveri e zgjedhur në mënyrë demokratike, është përgjegjësia jonë të mbrojmë unitetin dhe integritetin e vendit tonë dhe sigurinë e popullit tonë“, theksoi ai.

Ai tha se Turqia po zhvillon luftën e saj kundër organizatave terroriste si PKK, Organizata Terroriste FETO dhe organizata terroriste DEASH ndërsa “tregohet i kujdesshëm për ekuilibrin midis sigurisë dhe të drejtave dhe lirive” të popullit të saj.

Altun theksoi se Turqia i sheh këto si “pengesën më të madhe përpara lirive tona” dhe pret që aleatët e saj të ndihmojnë në luftën e vendit kundër terrorizmit, duke shtuar se vendi i tij gjithmonë “e ka mbajtur të hapur derën e dialogut politik” me Bashkimin Evropian si dhe me SHBA-në dhe vazhdon ta bëjë këtë.

“Vija jonë e kuqe, megjithatë, është siguria dhe siguria e njerëzve tanë. Ne punojmë shumë për të mbrojtur liritë tona dhe presim që partnerët dhe aleatët tanë të veprojnë me mirëbesim“, përfundoi ai.

.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com