Lajme
Kreshnik Çollaku zhvillon takime në komunën Komsi, banorët të gatshëm për të votuar ndryshimin më 25 prill

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në qarkun Dibër, Kreshnik Çollaku ka zhvilluar ditën e sotme disa takime në fshatra të ndryshëm të komunës Komsi.
“Drejt 25 prillit, drejt ndryshimit të madh” shkruan Çollaku në një nga statuset e tij.
Banorët e Komsisë kanë shprehur hapur qëndrimin e tyre për të mbështetur kandidatin Çollaku dhe Partinë Demokratike në zgjedhjet e kësaj të diele.
Çollaku mban numrin 2 në qarkun e Dibrës.





















