SKENA
Krejt e papritur! Çfarë do ndodhë javën tjetër tek ‘Përputhen’?

Nëtë artikull kemi përmbledhur gjithçka që ka ndodhur gjatë javës së kaluar në Përputhen. Atdheu u rikthye pas largimit nga ‘Përputhen’ në një emision duke realizuar një takim me Antonelën.
Raporti “dashuri-urrejtje” u rikthye sërish në vëmendje e mesa duket ai ribashkim në studio paska qenë vetëm fillimi.
Në rrjete sociale, nga dje po qarkullojnë fotografi të dyshes në një resort turistik.

Dëshmitarët okularë kanë rrëfyer për Prive.al se takimi i Atdheut dhe Antonelës nuk ka qenë privat por i xhiruar nga dy kamermanë – një tregues i qartë ky se bëhet fjalë për takim të programit.
Mesa duket ky zhvillim do të shënojë rikthimin e Atdheut në program, gjë të cilën e ka konfirmuar për ndjekësit edhe nëna e Antonelës.

Taman kur ritmi i programit po binte, duket se zhvillimet e javëve në vijm do të sjellin shumë të (pa)pritura, e një prej tyre do të përfshijë Atdheun dhe Antonelën. /Prive.al
















