Connect with us

Lajme

KQZ letër PS-së e PD-së: Hiqni materialet propagandistike nga godinat publike

Publikuar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri me anë të një letre u ka kërkuar dy forcave më të mëdha politike në vend, Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike që të heqin materialet propagandistike për zgjedhje nga godinat publike.

Letra për PD-në

Partisë Socialiste i kërkohet që të heqë posterat e vendosura nga godina të ndryshme në Bashkinë Gjirokastër.

Ndërkohë Partisë Demokratike i kërkohet që të heqë materialin zgjedhor që shfaqet natën me atë të projektorit në godinën e Universitetit Politeknik në Tiranë.

Letra për PS-në

Më tej në letër KQZ u kujton dy partive që të zhvillojnë një fushatë të qetë dhe brenda të gjitha standardeve më të mira në fushën e zgjedhjeve./TVKLAN

.

NA NDIQ NË FACEBOOK