Lajme
Koronavirusi në Shqipëri: Tre të vdekur dhe 149 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit

Tre persona me COVID-19 kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri.
“Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, tre qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19: një qytetar nga Tirana, një qytetar nga Librazhdi dhe një qytetar nga Përmeti, të moshave 62 – 87 vjeç”.
Vijojnë të qëndrojnë të ulëta shifrat e rasteve të reja me COVID-19 ku në 24 orët e fundit janë konfirmuar 149 raste pozitive nga 2886 testime të kryera.
Numri i të shëruarve gjatë ditës së fundit raportohet të jetë 542 persona, duke e çuar numrin e të shëruarve në 101,142 që nga fillimi i pandemisë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 174 pacientë, 15 në terapi intensive, nga të cilët tre pacientë janë të intubuar.
Statistika (17 Prill 2021)
Raste të reja ditore 149
Të shëruar në 24 orë 542
Të shtruar në spitale 174
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 2886
Testime totale 605,208
Raste pozitive 129,456
Raste të shëruara 101,142
Raste Aktive 25,974
Humbje jete 2,340
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 18790
Fier 2207
Durrës 1110
Gjirokastër 945
Shkodër 908
Korçë 714
Vlorë 486
Dibër 320
Kukës 285
Elbasan 179
Lezhë 15
Berat 15
.




















