Connect with us

Lajme

Koronavirusi në Shqipëri: Rriten rastet e reja, pesë të vdekur në 24 orët e fundit

Publikuar

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 2862 testime nga të cilat 234 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 duke pësuar rritje krahasuar me një ditë më parë kur u raportuan vetëm 125 raste.

Ndërkohë në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe pesë persona të prekur me koronavirus, ndërsa 634 kanë arritur të fitojnë betejën me virusin.

“Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, pesë qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19:  tre qytetarë nga Tirana, një qytetar nga Durrësi, një qytetar nga Korça të moshave 78 – 85 vjeç”.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 192 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Statistika (13 Prill 2021)

Raste të reja ditore        234

Të shëruar në 24 orë     634

Të shtruar në spitale      192

Humbje jete në 24 orë    5

Testime ditore                2862

Testime totale            594,452

Raste pozitive             128,752

Raste të shëruara        98,903

Raste Aktive                 27,523

Humbje jete                  2,326

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   19673

Fier      2361

Durrës  1161

Gjirokastër  1122

Shkodër  932

Korçë   726

Vlorë     572

Dibër    341

Kukës    315

Elbasan  215

Berat    56

Lezhë     49

 

.

NA NDIQ NË FACEBOOK