Lajme
Koronavirusi në Shqipëri, pesë të vdekur në 24 orët e fundit

Pesë persona me COVID-19 kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit në Shqipëri.
“Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor pesë qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19: dy qytetarë nga Shkodra, një qytetar nga Durrësi, një qytetar nga Fieri, një qytetar nga Gjirokastra, të moshave 59 – 87 vjeç”.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur gjithashtu se edhe 207 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 nga 2698 testime të kryera.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 538 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 99,441 që nga fillimi i pandemisë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 194 pacientë, 13 në terapi intensive, nga të cilët dy pacientë janë të intubuar.
Statistika (14 Prill 2021)
Raste të reja ditore 207
Të shëruar në 24 orë 538
Të shtruar në spitale 194
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 2698
Testime totale 597,150
Raste pozitive 128,959
Raste të shëruara 99,441
Raste Aktive 27,187
Humbje jete 2,331
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 19514
Fier 2295
Durrës 1160
Gjirokastër 1114
Shkodër 931
Korçë 718
Vlorë 533
Dibër 340
Kukës 294
Elbasan 204
Lezhë 44
Berat 40
.




















