Lajme
Koronavirusi në Shqipëri, katër të vdekur në 24 orët e fundit

Katër persona me COVID-19 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në Shqipëri.
“Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, katër qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19: dy qytetarë nga Tirana, një qytetar nga Kukësi, një qytetar nga Elbasani, të moshave 57 – 86 vjeç”.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se edhe 169 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 nga gjithsej 2520 testime të kryera.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 572 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 100,013 që nga fillimi i pandemisë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 182 pacientë, nëntë në terapi intensive nga të cilët një pacient është i intubuar.
Statistika (15 Prill 2021)
Raste të reja ditore 169
Të shëruar në 24 orë 572
Të shtruar në spitale 182
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 2520
Testime totale 599,670
Raste pozitive 129,128
Raste të shëruara 100,013
Raste Aktive 26,780
Humbje jete 2,335
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 19266
Fier 2246
Durrës 1137
Gjirokastër 1036
Shkodër 920
Korçë 723
Vlorë 535
Dibër 344
Kukës 286
Elbasan 207
Berat 51
Lezhë 29
.




















