Lajme
Kopshti zoologjik në Shkup anashkalon gjuhën shqipe (Foto)

Kopshti zoologjik në Shkup vazhdon të tregoj jo-seriozitet në rrespektimin e gjuhës shqipe, ashtu siç e obligon ligji për gjuhët.
Në një denoncim në rrjetin social Facebook që ka bërë gazetari Omer Xhaferi shihet tabela në hyrje të kopshtit që njofton vizitorët për ndalesë të ushqimit dhe pijes brenda kopshtit zologjik, ndërsa gjuha e përdorur në këtë njoftim është vetëm ajo maqedone dhe angleze.
“Mijëra qytetar shqiptar vizitor në Kopshtin Zoologjik në Shkup, nuk janë arsye e mjaftueshme që kjo drejtori apelet apo njoftimet t’i shënoj edhe në shqip! Mos t’i përmendim qindra vizitorët nga Kosova e Presheva, të cilët në fundjavë s’i kjo bukvalisht dominojnë me prezencë“, shkruan në postimin e tij në Facebook, Xhaferi duke etiketuar në postim edhe përfaqësuesit shqiptar në Komunën e Shkupit./Zyrtare.net/



















