Connect with us

Lajme

“Komitat” të pakënaqur me dënimin e Belës dhe Demirit, kërkojnë nga prokuroria dënim më të madh

Published

on

Grupi i tifozëve të Vardarit, “Komiti” bashkë me familjarët dhe avokatin Vanço Shehtanski, kanë paralajmëruar dorëzim të ankesës në Prokurorinë Publike. Siç bëjnë të ditur, ata kërkojnë që të rriten dënimet e të dënuarve në këtë rast, transmeton gazeta Lajm.

Sipas një kumtese dërguar deri te mediat, ankesën në Prokurori ata do ta dorëzojnë në ora 15 e 20 minuta në Prokurorinë Themelore në Shkup, nesër më 8 prill. Edhe pse në këtë rast veçmë janë dënuar me dënim drakonik Besir Bela dhe Skender Demiri, “Komitat” do të kërkojnë rritje të dënimit, edhe pse vetë ata (“Komitat”) asnjëherë thuajse nuk janë dënuar për sulmet, sharjet dhe ofendimet ndaj shqiptarëve.

Pasi të dorëzojnë ankesën në Prokurori, “Komitat” kanë paraparë edhe një “Panihidë” kishtare, me çka shihet qartë se përveç konotacionit etnik, rastit dëshirojnë t’i japin edhe konotacion fetar, transmeton gazeta Lajm.

Ndryshe, sipas aktakuzës, Bela dhe Demiri së bashku me J.L. (19) i cili është në arrati, më 29 qershor të vitit 2018 e kanë rrahur Sazdovskin në stacionin e autobusit para fabrikës “Alkoloid” në bulevardin “Aleksandër Makedonski” në Autokomandë. Nga lëndimet e mara, Sazdovski më 9 korrik të vitit 2018 humbi jetën në Klinikën për Anestezion, Reanimacion dhe Mjekim Intensiv – KARIL në Qendrën Klinike “Nëna Terezë”.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com