Connect with us

Sport

Kërcënimi i Infantinos: Brenda ose jashtë, merrni parasysh pasojat!

Published

on

Gianni Infantino me qëndrim të qartë kundër krijimit të Superligës së Europës. I ftuar në Kongresin e UEFA-s, numri 1 i FIFA-s deklaroi qëndrimi i klubeve të mëdha është dalje nga sistemi.

“Dje lexova fjalë të tmerrshme si luftë dhe krim, madje edhe më të tmerrshme nëse lidhen me futbollin, loja që të gjithë e duam dhe që duhet të sjellë gëzim për të gjithë. Dua të jem jashtëzakonisht i qartë për Superligën. FIFA është ndërtuar mbi vlera të caktuara, vlerat e vërteta të sportit. Është e bazuar në statutet tona, të cilat parashikojnë piramidën. FIFA nuk mund ta pranojë Superligën, është një dyqan i mbyllur, një arratisje nga institucionet, ligat dhe shoqatat aktuale. Është jashtë sistemit. Nuk kemi dyshime, FIFA nuk e miraton.”

Në vijim të qëndrimit të tij, Infantino shpreh mbështetjen e plotë ndaj UEFA-s.

“Jam këtu për t’u dhënë mbështetje të plotë futbollit europian, UEFA-s, 55 federatave, ligave, klubeve, lojtarëve dhe tifozëve. Kam qenë pjesë e UEFA-s për një kohë të gjatë, kam punuar shumë për të mbrojtur parimet dhe vlerat që kanë çuar në suksesin e modelit sportiv europian. Është një model i provuar dhe i suksesshëm. Nëse i shikojmë të gjitha këto, ka shumë arsye për t’i thënë jo një loje financiare afatshkurtër. Njerëzit duhet të reflektojnë mbi veprimet e tyre dhe pasojat e tyre. Ata duhet të mendojnë për të gjithë aksionarët e tyre, por edhe për të gjithë tifozët. Futbolli u krijua nga njerëz të pasionuar dhe të përkushtuar. Është detyra jonë të mbrojmë modelin sportiv europian, kampionatet dhe ekipet kombëtare”.

Infantino më pas këshillon klubet që kanë vendosur t’i japin jetë Superligës, duke nënvizuar:

“Nëse disa vendosin të ndjekin rrugën e tyre, duhet të pranojnë pasojat. Janë përgjegjës për zgjedhjet e tyre. Në terma konkrete, kjo do të thotë brenda ose jashtë. Nuk mund të qëndrojnë në gjysmë të rrugës. FIFA është e hapur, të gjithë mund të sjellin ide dhe propozime, ato vlerësohen gjithmonë. Por ne duhet t’i respektojmë institucionet. E kuptoj që pandemia ka përkeqësuar situatën, por futbolli bazohet në shpresë. Dhe unë shpresoj që gjithçka të kthehet në normalitet. Por gjithmonë me respekt dhe duke vepruar me përgjegjësi, me solidaritet, në interes të futbollit kombëtar, europian dhe botëror”.

Advertisement


Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com